Janë 104 persona të cilët kanë gjasa të përfitojmë menjëherë nga Propozim-Ligji për Amnisti, i cili është në përpunim e sipër, pasi sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Drejtësisë, këta persona janë të dënuar në burg deri më 6 muaj që domethënë se do të lirohen me automatizëm.
Ndërsa, për 1200 persona të dënuar për vjedhje ose 752 të dënuar deri në pesë vjet burg, ka gjasa që t’u hiqet 30 për qind e dënimit total.
Por, këtë mundësi nuk do ta gëzojnë ata të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm dhe për vrasje e që sipas statistikave të fundit janë 40 në numër. Nuk mund të amnistohen as përdhunuesit e as ata që kanë bërë vepra kundër zgjedhjeve, vepra penale kundër shtetit, bashkim kriminel dhe vepra kundër njerëzimit.
Ligji i propozuar nga Qeveria mbrëmë është vënë në shqyrtim publik për 20 ditë për të marrë mendime ekspertësh dhe pastaj do të vijojnë procedurat e tjera në Parlament. /SHENJA/

