Gazetari Rami Mislimi i cili është i afërt me BDI-së ka thumbuar liderin e kësaj partie Ali Ahmeti, pasi është bërë zyrtare se drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi kuadër i LSDM-së ka kaluar në BDI. Gazetari Mislimi e ka quajtur Muaremin si “Gjakpirës i Shqiptarëve”
“Ky përball Ali Ahmetit ka qenë gjakpirësi i shqiptarëve.
Ky ka bë shumë zollum dhe shumë dem bizneseve shqiptare!
Ky për tu bë drejtor e shiti gjakun e vet dhe u bë LSDM.
BDI e shpëtoi, por bëri shumë gabim.
Ky ëahtë dashur me qenë me një qeli me Katica Janevën.
Këto figura sduhet me qenë në asnjë parti shqiptare, leni të turpërohen në LSDM!
PS: Kush e ka shok tregoni se kam shkru dhe inshallah më padit të përballem në gjyq ballë për ballë!”, ka shkruar gazetari Rami Mislimi në FB.
Dje, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se i bashkëngjitet Frontit Europian, ndërsa ka postuar edhe një fotografi me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.