Prokuroria kërkon që të lëshohet fletarrest për Vasko Kovaçevskin, ish drejtor i EMV-së, pasi që gjykata i ka informuar se i dyshuari nuk është i qasshëm për organet e ndjekjes.
Për këtë, Prokuroria kërkon masë paraburgimi që do të hyjë në fuqi pas gjetjes së personit, ndërsa gjykata i ka shqiptuar paraburgim prej 8 ditëve. Prokurori i lëndës deri te MPB-ja ka dorëzuar urdhër për lëshimin e fletarrestit kombëtar dhe ndërkombëtar. Në hetimin “Aditiv” janë përfshirë 23 persona fizik dhe 4 persona juridik.