Alsat-M 2019-09-05T15:33:25+02:00
Prokuroria Publike ka vendosur për marrjen e të gjitha lëndëve të Prokurorisë Spceiale dhe të njëjtat do t’i rishpërndajë në prokuroritë kompetente publike, mëson Alsat. Në Speciale e presin zyrtarisht vendimin e Prokurorisë Publike të Ljubomir Joveskit për të filluar paketimin e lëndëve dhe hetimeve që dalin nga “bombat”. Nga PSP-ja thonë se lëndët nuk mund të vjetrohen, përveç atyre lëndëve me afat të shkurtër që kanë skaduar edhe tek ta. Nuk përjashtohet mundësia që disa nga çështjet, në vend që të ndiqen penalisht nga prokurorët e PSP-së, të ndiqen nga prokurorët e rregullt. Për prokuroren Fatime Fetai, për momentin më e rëndësishme është kriminelët të dalin para drejtësisë.
Ky vendim do të ishte më i mirë se çdo zgjidhje tjetër që disa politikanë e duan tani, dhe ajo është përmes përdorimit të shkathtë të boshllëqeve të caktuara ligjore dhe abuzimit të fuqisë së tyre politike të arrijnë në një zgjidhje që do të thotë shmangie e përgjithshme ose e pjesshme e përgjegjësisë penale” – theksoi Fatime Fetai, prokurore në PSP
Ndërkohë kryeministri Zaev thotë se vendimi për lëndët e Speciales është logjik.
Sipas informatave nga grupet e punës, është vendim logjik që edhe gjatë bisedave me VMRO DPMNE-në e kemi. Do të thotë është vendim logjik edhe në të gjitha rrethanat. Vendimi i dëshiruar është që të kemi marrëveshje ndërsa në vet marrëveshjen është e paraparë që lëndët të kalojnë tek Prokurori i shtetit. Nëse nuk arrihet marrëveshje, ligji thotë që lëndët të kalojnë tek Prokurori i shtetit. Nëse arrihet apo jo marrëveshje, e drejta është shkruar në Ligjin për PSP-në”.- tha Zoran Zaev, kryeministër
Zaev shprehet se askush nuk ka kontakte me Katica Janevën. Kurse sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev u prononcua në rrjetin social Facebook. Ai shkroi se me faktin që shefja e Speciales është në paraburgim, të drejtat e saj janë pezulluar.
Vesna Velkova
Loading…



