Pas hetimeve të Prokurorit publik Prokuroria themelore publike për krim të organiyuar sot deri te Gjykata penale në Shkup paditi tre persona. Sipas deklaratës përshkruese i akuzuari i parë ka bërë dy vepra penale në mënyrë të vazhdueshme – tregti me fëmijë, e akuzaura e dytë ka vazhduar me procedurën për tregëtinë me fëmijë ndërsa i akuzuari i tretë ka vazhduar me tregtinë dhe më fëmijë dhe e ka dhunuar.
Në periudhë kohore prej katër vitesh, i pandehuri i parë, duke shfrytëzuar të njëjtat të njëjtat mundësi, ka kryer marrëdhënie seksuale të përditshme me vajzën e tij të mitur në shtëpi. Gjatë muajit mars 2018, duke shpërdoruar pozitën e tij si baba, në internet ka gjetur një burrë nga Kosova dhe e ka shitur vajzën për martesë të detyruar. Në dhjetor të vitit 2018, vajza së bashku me njërin nga vëllezërit e saj dhe të pandehurin e dytë – nënën e tyre, janë arratisur nga shtëpia familjare dhe janë drejtuar për në shtëpinë e të dyshuarit të tretë.
E pandehura e dytë në periudhën tre vjeçare ka shfrytëzuar të njëjtën marrëdhënie të qëndrueshme dhe të njëjtat mundësi dhe duke shpërdoruar pozitën e saj si nëna e vajzës, e ka joshur atë me dhunë për të kryer akte seksuale për dëmshpërblim monetar me të pandehurin e tretë. Pasi e ka prezantuar të pandehurin e tretë me vajzën e saj të mitur, ajo ka përdorur forcë fizike për ta dërguar në shtëpinë e tij dhe për kompensim në të holla prej 2.000 denarë, e nganjëherë edhe prej 500 i ka mundësuar kryerjen e akteve seksuale me vajzën e saj.
I pandehuri i tretë, duke shfrytëzuar të njëjtat mundësi, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të një fëmije nën 14 vjeç në shtëpinë e tij për kompensim monetar për një periudhë 3-vjeçare. Gjatë muajit dhjetor 2018, duke përdorur forcë dhe duke e kërcënuar se do të sulmonte drejtpërdrejt jetën, ka kryer një tjetër akt seksual ndaj vëllait të mitur të vajzës.
Për krimet për të cilat akuzohen kërcënohen dënime të larta burgimi prej të paktën dhjetë apo 12 vjetësh.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



