LSDM-ja njoftoi se ka përfunduar pjesa e rrugës Stracin – Kriva Pallankë, që sipas tyre, projekti kishte nisur në vitin 2018 dhe se mbi 90% ishte realizuar deri në mesin e vitit 2024. Socialdemokratët thonë se po të mos ishin bllokimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kjo rrugë do të përfundonte shumë më herët.
“Fatkeqësisht dhe vetëm për qëllime politike deputetët e atëhershëm opozitar të DPMNE-së, bllokonin këtë projekt. Asokohe në Komisionin për Financa dhe Buxhet, VMRO-DPMNE me muaj bllokonte Propozimligjin për grantin në vlerë 14 milion euro që nevojitej për të përfunduar këtë rrugë të shpejtë.
Por, sidoqoftë, sot flasim për rrugë të përfunduar dhe qytetarët nga nesër mund t`i ndjejnë përfitimet nga projektet strategjike që nisën në kohën e Qeverisë së LSDM-së.
Në kuadër të projektit ishte ndërtimi i dy drejtimeve rrugore;
Dloboçicë – Çatal (Stracin) me gjatësi 15.5 km dhe Kriva Pallankë – Dlloboçicë me gjatësi 10 km. Ose gjatësia e përgjithshme e rrugës së shpejtë është 25.5 km.
I gjithë projekti kap shumën 94 milion euro, i financuar përmes mjeteve nga Banka Botërore dhe grante si pjesë të korridorit më të rëndësishëm Korridorit 8″, tha Boçvarski. /tvklan.mk