Partneritet për rregulaltivë më të mirë biznesi në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze dhe Shoqatën tregtare të tekstilit Klasteri i tekstilit sot, në Shkup organizuan konferencë me temë “Mundësitë dhe sfidat për reciklim të mbeturinave të tekstilit”. Qëllimi i konferencës është t’i adresojë sfidat aktuale në industrinë e tekstilit në Maqedoni dhe t’i artikulojë më mirë drejt përfaqësuesve qeveritar përmes zgjidhjeve të propozuara për procedura të përmirësuara doganore, trajtim të mbeturinave dhe reciklim në bazë të përvojave ndërkombëtare, njohton Almakos.
Qëllimi i këtij projekti është që Bizneset e vogla (Mikro) nga Maqedonia të përmirësojnë përshtatshmërinë e tyre me rregullativat ligjore. Qëllim tjetër është që organizatat e biznesit të angazhohen në një dialog për përmirësimin e rregullativës. Ky projekt ka ndikim afatshurtër për përmirësimin e kapaciteteve financiare dhe ligjore të brendshëm dhe të jashtëm dhe përmirësimin e rrjedhës së informacioneve. Ndërsa, ndikim afatgjatë ka rritjen e pajtueshmërisë financiare dhe ligjore të bizneseve të vogla dhe të mesme. Rregullativë e harmonizuar afariste si rezultat i kontributit të sektorit privat, si dhe ndikimi e përgjithshëm ekonomik. Kryesisht fokusohet te sektorët më kryesorë: Bujqësi, Tekstil, Ndërtimtari, IT, Turizmi, njohton Almakos.
Në aktivitet e projektit parashihen skema vauçer, info sesione, Trajnim për këshilltarë të brendshëm dhe të jashtëm; Krijimi i një hapsirë unike informative – përmirësim I rrjedhës së Informacionit; Organizim i Forumeve përmirësimin e vetëdijes dhe të përshtatshmërinë me rregullativën ligjore dhe financiare; Zhvillimi dhe shpërndarja e Check- listës për Vetkontrollë dhe Udhëzues për procedura dhe broshura”sit ë”; Përmirësimi i aftësive të stafit të odave dge përforëcimi i kualifikimeve të tyre të përgjithshme në lidhje me përputhshmërinë ligjore; Vendosja e bashkëpunimit dhe një pasqyrë e praktikave më të mira nga dhomat në BE; Promovimi i platformës së qëndrueshme dhe të pavarur për transferimin e nevojave të komunitetit të biznesit për politikbërësit; Zhvillimi I kapaciteteve për avokim dhe lobim të Odave Ekonomike partnere të identifikuara nga grupet e synuara të sektorit; Promovimi i ENER-it, njohton Almakos.
Ministri i Financave Dragan Tevdovski theksoi se kërkon një zgjidhje për problemet që ballafaqohen kompanitë të tekstilit në Maqedoni, njohton Almakos.
“Për momonet kompanitë e tekstilit nuk kanë mundësi ligjore për të blerë mbetjet me çmime më të ulëta se çmimet e përdorura në procedurë të rregullt të zhdoganimit. Rrjedhimisht, kompanitë e tekstilit afrohen për të humbur dispozicion në një deponi, dhe mundësi e humbur për riciklimin e mbeturinave çon në ndotjen e mjedisit”, tha ministri Tevdovski.
Ai shtoi se përmes përvojave të ekspertëve do të dëgjojnë mënyrën se si duhet vepruar dhe do të mirëpresin sugjerimet e tyre për zgjidhjen e këtij problemi.
Ai vuri në dukje se qeveria e re do të ndërmerr reforma për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni, duke përfshirë edhe ndërmarrjet e tekstilit në vend. Ku potencoi se është shumë e rëndësishme që kompanitë të rriten dhe të zhvillohen, me çrast përmisojnë klimën e biznesit, njohton Almakos.
Ambasadori Holandez Voulter Plomp theksoi se mjedisi vuan për shumë deponi, e cila ndikon në shëndetin publik dhe zhvillimin e turizmit.
“Këto mbetje mund të shndërrohen në fitim, mund të përdoren si burim për prodhimin e ri dhe një mundësi të industrisë së tekstilit në Maqedoni, ku edhe ndihmon që ajo të bëhet më konkurruese dhe të ofrojë më shumë vende pune në të ardhmen, tha Plomp, njohton Almakos.
Projekt menaxheri Ljubomir Dimovski tha se problemi i mbeturinave të tekstilit është identifikuar si një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen ndërmarrjet, kryesisht në industrinë e tekstilit.
Dimovski shtoi se janë angazhuar ekspertë të huaj që kanë të bëjnë me çështjet doganore në BE dhe riciklimin e mbeturinave të tekstilit, si dhe ekspertë relevante vendore. Ai shprehu shpresën e gjetjes së zgjidhjeve për këtë problem.
Ndërsa, nga Oda Ekonomike Veri Perëndimore, drejtori ekzekutiv Drilon Iseini tha për Almakos, se ky projekt ka bashkuar tre odat më të mëdha në Maqedoni, për të ndjek ligjet mbi ekonominë e vendit dhe përmirësimin e tyre, për të ndihmuar bizneset.
“Projekti për rregullativë më të mirë afaristësh është projekt i parë i këtij lloji në Maqedoni, që për herë të parë bashkon tre odat më të mëdha në Maqedoni, Odën e Ekonomisë Veri Perendimore, Odën e Ekonomisë së Maqedonisë dhe Odën Ekonomike të Teknologjisë Informative. Projekti ka dy objektiva, si primare ka të ngrit kapacitetet e odave ekonomike në ndjekjen e legjistacionit në RM, dhe e dyta është të ndihmojë bizneset që të jenë në rrjedha me ndryshimet ligjore edhe me aftësitë e tyre për të ndjekur dhe zbatuar rregullativën ligjore apo kërkesën, që burojnë nga e njëjta.
Drilon Iseini tha për Almakos, se roli i kësaj ode është që të përkrah kompanitë të kësaj fushe të biznesit, duke i zgjidhur edhe problemet e tyre, që ballafaqohen në këtë sferë.
“Roli i odës është që të indetifikojë kompanitë dhe problemet përrreth, me të cilët ka sektori i biznesit, nëpërmjet mekanizmave që i kemi paraparë në këtë projekt, nëpërmjet dokumenteve për politika, që të promovojmë, diskutojmë mbi problemet në fjalë si dhe të propozojmë në fund politika konkrete, apo propozim ligji, me qëllim që këto problem të tejkalohen”, tha Iseini, për Almakos.
Konferenca mblodhi së bashku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, përfaqësues nga Ministria e Financave të zonës së politikave doganore dhe Drejtorisë doganore. Ky projet është financuar nga USAID, njohton Almakos.
D.Kërluku
Almakos.com

