Profesoresha universitare, Biljana Vankovska përmes një statusi në rrjetin social facebook ka nxjerr vrerë kundër kryeministrave Zaev dhe Cipras lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për emrin.
Ajo madje e mallkon kryeministrin Zaev duke i thënë “uroj ti thahen duart”. Vankovska njihet si shumë e afërt me strukturat e VMRO-DPMNE-së. Madje disa media pro opozitare sot kanë liferuar lajmin se profesoresha Vankovska është në spital sepse është përkeqësuar gjendja e saj shëndetësore nga fakti i nënshkrimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.Vankovska gjatë kohë është kundërshtare e politikave të LSDM, por së fundi edhe Qeverisë aktuale. Ajo ka kundërshtuar edhe ligjin për gjuhët që avancon gjuhën shqipe.
Data 11.09.2025
Aktuale
- Gjorgjievski: Plani im për zgjidhjen e kaosit në trafik në Shkup
- U përurua objekti i ri administrativ i Komunës së Karposhit, Jakimovski zyrtarizoi kandidaturën
- U përurua objekti i ri administrativ i Komunës së Karposhit
- Tensionet në rritje: Këshilli i Sigurimit i OKB-së reagon ndaj sulmit rus në Poloni
- Është regjistruar tërmet në Maqedoni
- Ja sa maqedonas morën shtetësi bullgare gjatë 2024
- Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
- ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it