Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti do të jetë njëri ndër tre kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës, ku siç mësohet sot ai shpallur kandidaturën e tij për rektor të UT-së.
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, mban titullin shkencor doktor i shkencave filozofike, ndërsa aktualisht është dekan i Fakultetit Filozofik pranë këtij universiteti.
Profili akademik dhe menaxhues i Ahmetit, plotësohet nga përvoja e mëparshme si ushtrues detyre i rektorit, pozitë të cilën u zgjodh në nëntor të vitit 2022. Ahmeti vlerësohet si një nga përfaqësuesit më aktivë të gjeneratës së re të akademikëve, duke dhënë një kontribut të spikatur në konsolidimin e standardeve shkencore dhe arsimore të Universitetit të Tetovës.
Sipas informatave mbrenda UT-së, sot ka qenë dita e fundit për shpalljen e kandidaturave për pozitën e rektorit, ku siç mësohet në këtë garë përveç Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit, do të jenë edhe dy kandidatë tjerë: rektori i deritanishëm, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Fehari Ramadani.


