Pritjet e gjata për të dalë nga Kosova vazhdojnë në pikën kufitare në Merdar, ku qytetarët po përballen me vonesa deri në tri orë e 40 minuta.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pas orës 10:00 të mëngjesit, kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është e gjatë rreth 2000 metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, situata është më e qetë, me pritje deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona atje arrin rreth 200 metra.
Ndërkaq, në pikat tjera kufitare nuk ka raportime për pritje, as për hyrje dhe as për dalje nga Kosova.
Udhëtarët këshillohen të monitorojnë përditësimet e situatës në kufi për të shmangur vonesat e gjata.