Më 23 shtator 2025, rreth orës 18:10, në rrugën “Mice Kozar” në Prilep, një moped me targa të Prilepit, i drejtuar nga Xh.A. (51) nga Prilepi, ka goditur një qen dhe më pas ka rënë në rrugë.
Si pasojë, vozitësi pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarja e tij 15-vjeçare pësoi lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Qytetit të Prilepit. Ekipi hetimor i Njësisë për Punë të Brendshme Prilep ka kryer këqyrjen në vendngjarje.TS