Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH) sot do ta prezantojë raportin “Gara e 3, 6 dhe 9 me pengesa-Drejt rekomandimit të pastër? me rezultatet nga vëzhgimi i zbatimit të tre muajve të dytë të Planit. Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer e ndjekë zbatimin dhe përmbushjen e reformave nga Plani 3-6-9. Në bazë të metodologjisë së zhvilluar nga IDSCSH vlerësohet realizimi i aktiviteteve të cekura në plan.
“Rezultatet e raportit tregojnë përmirësim në formulimin e aktiviteteve, si dhe prioretizim dhe strukturim të sferave dhe aktiviteteve në tre muajt e dytë të planit. Megjithatë. mbetet vërejtja se, edhe krahas përmirësimeve të lartëpërmendura, plani, në këtë pjesë, ende përmban aktivitete të cilat nuk paraqesin ndërhyrje reformuese përkatësisht paraqesin kompetenca resori të institucioneve. Ajo që gjithashtu vërehet është mungesa e vazhdimësisë në sfera të caktuara dhe aktivitete të cilat dalin nga tre muajt e parë të planit”, theksojnë nga Instituti. Rezultatet nga raporti, shtohet, sugjerojnë që Qeveria dhe Sekretariati për Çështje Evropiane duhet të fokusohen në informimin me kohë të opinionit për statusin e realizimit të aktiviteteve të mbetura në plan dhe inkuadrimin thelbësor të palëve të prekura në procesin e krijimit dhe zbatimit të reformave. Ndjekja e reformave është pjesë e projektit “Perform on Reform” që e zbaton IDSCSH në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


