Ervin Hoxha: Keqardhje për deputetët e opozitës, të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe punonjësve të Gardës, që ishin atje për të kryer detyrën.
E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e punonjësve të Policisë, kurse e drejta e dhunës, e djegies, shkatërrimit, goditjes së punonjësve të Policisë, nuk do të tolerohet.
Pyetje: Ka pasur tentativë për nxjerrjen e armës nga efektivi siç pretendohet?
Hoxha: Në deklaratën e Policisë së Shtetit të dhënë dje, rreth mesditës është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga ana e punonjësve të policisë. Dua të ritheksoj e një herë, në ligjin për tubimet është përcaktuar shprehimisht rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Forcat e Policisë së Shtetit, të cilët kanë qenë pjesë e planit të masave të Drejtorisë Policisë Tiranë, nuk kanë pasur dhe nuk kanë qenë të pajisur me armë zjarri.
Pyetje: Është normale përballja e policisë me deputetët?
Hoxha: Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe Gardës së Republikës në prag të marrjes, së ditës së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse Forcat e Policisë dhe Garda e republikës është atje për të mbrojtur institucionet kushtetuese.
Pyetje: A ka pasur forca të FNSH-së në Kuvend siç pretendohet?
Hoxha: Forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë qenë të planëzuar në shërbim për mbrojtjen e institucioneve kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e institucioneve. E ritheksoj edhe një herë, ndjej shumë keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj mazhorance me mjete shkatërruese djegëse, nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.