Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, iftarin e parë të tij për këtë vit ka bërë në familjen Mamuti nga Shkupi.
Prej aty, presidenti Pendarovski u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar në këtë muaj Ramazani, si dhe ditët e agjërimit t’i kalojnë në paqe, mirëqenie dhe falje.
“Në muajin më të ndritshëm në Islam, i cili feston pastrimin shpirtëror dhe fizik, të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj që të ndriçojnë agjërimet e Ramazanit dhe t’i kalojnë ditët e agjërimit në paqe, mirëqenie dhe falje. Falënderoj familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe ndarjen e darkës së iftarit”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në fejsbuk.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Paralajmërimi për mbetje elektronike: Rreziqet e inteligjencës artificiale për mjedisin
- Momente paniku për Xheneta Fetahun! Aksidentohet rëndë me veturë, dalin pamjet
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- BE dërgon ekspertë në Kongo, nis prova klinike për vaksinën kundër Ebolës
- Gjykata Speciale përmend emra të rinj: Baton Haxhiu paralajmëron aktakuza të mundshme
- Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet
- Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë
- Klekovski: Në qendër të aksionit kundër grupit kriminal janë suplemente për potencë



