Alsat-M 2019-04-23T22:09:23+02:00
Kreu i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, në preskonferencën e sontme të organizuar enkas pas ndodhive të fundit, ku sipas kreut të BFI-së vendimi i gjykatës për shkarkimin e tij është i porositur dhe i pavlerë, ai shkoi më tutje duke deklaruar se BFI nuk njeh ligje dhe polici, dhe prej sonte nuk do të jetë në krah me Qeverinë.
” Unë jam ai i cili ftohesha nëpër shtëpi private për ta luftuar të keqen, Nikolla Gruevskin, janë këta njerëz e kësaj Qeverie, unë ju betohem se nëse emërohet Skender Buzuku ulema i BFI-së, e njëjta më nuk do të ekzistojë” – ka deklaruar kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Loading…



