31 August
Prej nesër sportelet e shumë institucioneve do të punojnë në dy turne.
Këtu përfshihen institucionet që kanë të bëjnë me dhënien e dokumenteve personale, lejeve dhe dokumente të ngjashme, informojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Kjo nënkupton se sportelet e MPB-së, drejtoria doganore, drejtoria e të ardhurave publike, drejtoria për udhëheqjen e librave amë, repartet e ministrisë së mbrojtjes në komuna dhe qytete, do të punojnë nga 07:30 deri më 21:30. Gjithashtu sportelet do të punojnë të shtunën e parë të [do muaji nga ora 8 deri më 16:00.

