Që kur filluan betejat brenda kombëtares për çështjet e krenarisë dhe shiritit të kapitenit, Thibaut Courtois nuk ka luajtur më për Belgjikën.
Bëhet fjalë për qershorin e vitit 2023, kur Romelu Lukaku u preferua para portierit të Real Madridit për rolin e liderit të skuadrës gjatë një ndeshjeje kundër Austrisë në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024. Kjo ishte zgjedhja e trajnerit Domenico Tedesco, në mungesë të Kevin De Bruyne.
I përballur me një pengesë të tillë, Courtois la ndeshjen dhe u largua nga kombëtarja e tij për një periudhë të pacaktuar. Mirëpo së fundmi ai ka dhënë një intervistë për kanalet CNN, pa përjashtuar një rikthim të mundshëm te “Djajtë e Kuq”, duke marrë parasysh edhe pozicionin e Tedescos në bilanc.
“Kam qenë gjithmonë krenar që kam luajtur për vendin tim. Natyrisht, skuadra ka lëvizur përpara, dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në muajin e ardhshëm. Por pa dyshim që shpresoj të luaj një ndeshje tjetër, të kem një “lamtumirë” të duhur, ose të luaj përsëri në Kupën e Botës. Veç ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk është aq e lehtë”.
Portieri 32-vjeçar më pas preku polemikën rreth rritjes së numrit të ndeshjeve në kalendar, pothuajse i frymëzuar nga NBA: “Nëse keni dy muaj pushim në verë, si në NBA-ja, mund të pushoni për një muaj dhe të stërviteni për një muaj. Lojtarët kështu do të jenë më të gatshëm për të luajtur për plot nëntë muaj”.