Policia vërtetoi identitetin e 17 personave që morën pjesë në përleshjen masive në Shtip

Policia vërtetoi identitetin e 17 personave që morën pjesë në përleshjen masive në Shtip

Policia e Maqedonisë e vërtetoi identitetin e 17 tifozëve të cilët dje morën pjesë në përleshjen fizike në Shtip para fillimit të ndeshjes Bregallnica – Tikvesh, ndërsa dy persona janë arrestuar pasi që me objekt të fortë dhe mjet piroteknik sulmuan dhe lënduan polic.

“Më 28.11.2020 rreth orës 13:20 në Shtip ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë fizike dhe grupet e tifozëve fizikisht janë përleshur. Policët kanë dashur ta parandalojnë prishjen e rendit dhe qetësisë dhe kanë ndërmarrë veprime. Pas veprimeve të ndërmarra zyrtari policor nga ana e N.D dhe H.Gj (20 dhe 21 vjet) që të dy nga Kavadari është sulmuar me objekt të fortë dhe me mjet piroteknik.

Kundër tyre do të ngritet kallëzim penal për veprën penale sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes ruajtjes së sigurisë.

Nga policia shtojnë se është vërtetuar identiteti i 17 pjesëmarrësve dhe se janë thirrë për bisedë dhe po ndërmerren masat për zbulimin e pjesmarrësve të tjerë./Telegrafi/