Alsat 2019-08-21T19:05:08+02:00
Për një ditë të vetme, Katica Janeva, nga një dëshmitare që nuk ndihej fajtore, u bë e dyshuar në hetimin për rastin “Reket”. Rreth orës 13:00, policia hyri në shtëpinë e saj në lagjen Kozle me një urdhër arresti.
Për një kohë të shkurtër, me ndihmën e policisë, prokurorja speciale u soll në vendin e punës në PSP. Nga zyra e saj, hetuesit e konfiskuan kompjuterin e punës.
Janeva përmes garazhit u mor nga në një makinë me dritare të errëta dhe përsëri u kthye në shtëpi. Këtë herë, Janeva atje qëndroi për gati dy orë. Gjatë asaj kohe, arriti një kamion policie. Disa punëtorë i konfiskuan mobiljet dhe divanet, lëndë në të cilat Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar tregoi se prokurorja speciale është blerë nga një i dyshuar në rastin Perandoria.
Pas përfundimit të konfiskimit, në portën e oborrit u shfaq edhe Janeva e cila hipi në makinë për të vajtur drejt Gjykatës Penale, ku është në pritje të vendimit të gjykatësit të procedurën paraprake nëse do të marrë 30 ditë paraburgim dhe nëse do t’u bashkohet të dyshuarit të parë dhe të dytë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski Kiçeec./Alsat/
Loading…



