KOZHUVAROVSKA: ME KONTROLLET E SHTUARA VITI 2021 ISHTE VITI MË I SIGURT NË TRAFIK
Dhjetë automjete “Daçia Sandero” I janë dhuruar MPB-së nga Këshilli Republikan për Siguri në Trafik për të përmirësuar kapacitetet për kontroll të trafikut rrugor dhe sigurisë në trafik.
GORDANA KOZHUVAROVSKA – KRYETARE E KËSHILLIT REPUBLIKAN PËR SIGURI NË TRAFIK
“Këshilli Republikan për Siguri të Policisë në komunikacion, një pjesë të mjeteve të saj, i ndan për modernizimin e pajisjeve të policisë rrugore, në këtë drejtim sot dorëzojme në pronësi të përhershme, dhjetë automjete “Dachia Sandero”.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski theksoi se me këto automjete plotësisht të pajisura do të përmirësohen kontrollet dhe standardet e sigurisë në trafik.
OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM
“Me këto automjete plotësisht të pajisura për përdorim nga shërbimet policore, të siguruara nga buxheti i këshillit republikan për siguri të policisë në komunikacion vazhdon bashkëpunimi intensiv mes dy institucioneve me një synim që e ndajmë gjatë gjithë viteve për ndërtimin dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë, që do të nënkuptojë eliminimin e ndjeshëm të shkaqeve dhe pasojave të aksidenteve në trafik.
Sipas MPB-së, me 116 raste te vdekjeve, viti I kaluar përfundoi me më pak viktima të aksidenteve të trafikut në 15 vitet e fundit. Të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti thonë se vazhdon trendi I uljes së numrit të viktimave. /KlanMacedonia/



