Një operacion nga komisariati nr.6 ka nisur mbrëmjen e sotme, pas denoncimeve në rrjete sociale se një vajzë është rrëmbyer.
Sipas denoncimeve, dyshohet se vajza është rrëmbyer nga dy persona dhe është futur në një makinë tip Benz, që është larguar më pas me shpejtësi.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat.
Momentalisht është policia është duke patrulluar zonën për të identifikuar dhe lokalizuar një mjet tip “Benz”.