Policia Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka zhvilluar bastisje në disa lokacione në vend në kuadër të një hetimi për krim financiar dhe korrupsion.
Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se zyrtarë dhe persona të tjerë kanë keqpërdorur pozitën e tyre për të përfituar në mënyrë të paligjshme.
Gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Jozyrtarisht, disa media raportojnë se në mesin e të ndaluarve është edhe Stefan Bogoev, në shtëpinë e të cilit është kryer bastisje.
Nga Prokuroria konfirmuan se aksioni është në vazhdim për shkak të dyshimeve për vepra penale korruptive, por nuk dhanë më shumë detaje.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]