Policia e Krujës,ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrwmjen e sotme në Mamurras, ku pwr pasojë humbi jetën një 70- vjeçar.
Policia, bën me dije se viktima me iniciale, P. P., i cili po drejtonte një motoçikletë është përplasur me një mjet me drejtues personin A. A., e për pasojë drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 19.01.2021, në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit, shtetasi P. P., duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A. A., e për pasojë drejtuesi i motoçikletës shtetasi P. P., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. A., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Milot- Thumanë, pranë kryqëzimit Fushë Mamurras.