Mbrëmë rreth orës 01:00, në afërsi të udhëkryqit për në Kamnjan të Tetovës, pjestarët e policisë të SPB- Tetovë kanë ndaluar personat B.B. (22) dhe A.M. (22) të dy nga Negotina e Pollogut, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjetit “BMW” me targa belge, në të cilin ata janë transportuar, është gjetur marihuanë. Të dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për hetim të plotë dhe dokumentim të rastit, ndërsa ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS