Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Prishtinë me dyshimin se pranonin para nga kandidatët për patentë shoferi dhe përmes pajisjeve për komunim në largësi ua mundësonin kalimin e provimeve.“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e Policisë së Kosovës pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike me urdhëresë të gjykatës, ka kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar”, njofton Policia e Kosovës.Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: I.M mashkull/kosovar dhe B.M mashkull kosovar.Gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale:– pesë folderë me kopje të testeve që dyshohet se janë të njëjta me teste për patentë shofer,– një folder me të dhënat e kandidatëve si dhe– dy pajisje që janë përdorur nga të dyshuarit për komunikim në largësi.Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit të dy personave të dyshuar, ndaj tyre është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, njofton PK.
Data 14.06.2026
Aktuale
- (VIDEO) VLEN dhe BDI përplasen për autostradën “Shkup-Bllacë”
- Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM-në!
- VLEN: Autostrada Shkup-Bllacë duhej të ishte bërë në kohën kur familja Ahmeti bleu Soravinë!
- Arkitektura e padukshme e shëndetësisë moderne
- Protestat për dorëheqjen e kryeministrit, Partia Demokratike Evropiane thirrje Ramës: Zgjidh qytetarët mbi betonin dhe pushtetin tënd!
- Në zemër të BE-së, Mevlan Ademi kërkon trajtim të barabartë për shqiptarët
- Protestat për dorëheqjen e Ramës në ditën e 15-të, eurodeputeti bullgar: Qeveria duhet të dëgjoj zërin e qytetarëve! Po monitorojmë çdo zhvillim
- Zajkova: E papranueshme të flitet për zgjedhje të reja në kohën kur kemi rritje të inflacionit dhe vështirësi ekonomike


