Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 21:35, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria dy persona të cilët dyshohen për tregti të paligjshme të drogës. Sipas raportit policor, bëhet fjalë për B.A (21) dhe një i mitur, të dy nga Tetova, për shkak se tek ata është gjetur drogë dhe thikë.
– Advertisements –
“Ata janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritët parashtresë adekuate”, njoftojnë nga SPB Tetovë.



