Duket se punimet e sezonit veror po sjellin edhe fatkeqësi për traktoristët. Një 71-vjeçarë ka pësuar një aksident, pasi është rrokullisur me traktor teksa ka qenë duke transportuar drurë, transmeton TV21.
Si pasojë, ka përfunduar në Spital.
“Më 11.06.2024 në ora 12.30 në DPB Vinicë është konstatuar se në hyrje të fshatit Llaki të Vinicës, gjatë transportit të drurëve me traktor, S.Gj.(71) nga Vinica është rrokullisur me traktor dhe ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer DPB Vinicë”, qëndron në njoftim.