Egnatia është skuadra lider në “Abissnet Superiore”, me rrogozhinasit që kryesojnë me 10 pikë më shumë ndaj vendit të dytë që mbahet nga Partizani.
Skuadra e Edlir Tetovës ia ka dalë të sigurojë fitore të rëndësishme në kampionat për të “blinduar” kështu kreun e klasifikimit.
Janë plot 3 fitore rresht të “korrura” nga Egnatia, teksa kanë triumfuar ndaj Skënderbeut, Kukësit dhe Erzenit. Paraqitjet e skuadrës kanë bërë që presidenti i klubit të mos përmbahet. Agim Demrozi sipas shtypit të shkruar ka shpërndarë një premio të madhe për ekipin.
20 mijë euro është shumë e shpërndarë nga kreu i klubit, i cili ka vendosur të shpërblejë skuadrën për paraqitjet e bëra. Ndërkohë Edlir tetova ditën e djeshme ka lënë pushim skuadrën, teksa ditën e sotme do të rikthehen në stërvitje për duelin me Partizanit.
Kjo përballje do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 17:00 ditën e shtunë dhe është e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.