Hamdi Nuhiju
Pse pleqnarit nuk i themi pajtimtar? Fundi i një procesi pleqnie është pajtimi! Ose më saktë, pse pleqnarëve nuk i themi urtak? Fillimi i një procesi pleqnie është urtësia!
Në secilën veprimtari shoqërore ekziston procesi shkak-pasojë. Për t`u bërë dikush pleqnar duhet që të kaloje nëpër të gjitha nyjet e urtësisë dhe përvojës jetësore. Qëllimi i ekzistencës së pleqnarëve është pajtimi i njerëzve dhe ngatërresave midis tyre.
E dikush tha: Ka kaluar ajo kohë kur pleqnarët kishin rrolin kryesor. Sot ekzistojnë institucionet, si gjykatat, shkollat, komunat të cilat merren me të gjitha proceset shoqërore. Megjithatë, ekzistojnë ende ngatërresat dhe mospajtimet midis njerëzve.
Procesi i ndërtimit të një personaliteti pleqnari me fjalë të sotme është procesi i ndërtimit të një akademiku në nivel republike ose edhe më gjërë.
E kishin pyetur një të tillë: A mund të vjedh? A është e moralshme të vjedh? A më lejohet të vjedh? Ai, ia kthen: Po mundesh vetëm me një kusht, nëse në momentin e vjedhjes ti je i vetëdijshëm se çka je duke bërë! Ra perdja.