Panorama Online ka siguruar dosjen hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më 23 gusht 2024 në fshatin Rranxë të Bushatit, ku pati një përplasje me armë zjarri mes Aleksandër Prendit dhe anëtareve të grupit të Safet Bajrit, konkretisht Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka. Të tre këta kishin shkuar për të vrarë Prendin, por ky i fundit i kishte bërë pritë.
Nga sekuestrimi i celularit të një prej të pandehurve, Izmir Sakicës janë zbuluar foto dhe video me armë zjarri.
Po ashtu janë gjetur edhe disa foto, kur Sakica dhe persona të tjerë bëjnë qitje me armë zjarri në një zonë jo të banuar.
Izmir Sakicaj ka ekspozuar gjithashtu dhe foto ku shfaqen disa tufa të mëdha me euro, kartëmonedha 50 dhe 20 euro.
Pjese nga dosja:
Në videon e krijuar me datë 02.10.2024, evidentohet fakti se shtetasi Izmir Sakicaj po gjuan me një armë zjarri në një zonë në dukje të pabanuar. Duket sikur shtetasi po stërvitet të gjuajë me armë zjarri të gjatë. Në fillim të videos, shfaqen dy shtetas, njëri i veshur me të zeza, dhe me kapuc në kokë (Izmir Sakicaj) dhe një shtetas tjetër mashkull, i veshur me xhup të zi, pantollona kafe dhe një çantë të lidhur në pjesën e përparme të trupit. Duket sikur shtetasi i paidentifikuar e mëson shtetasin Izmir Sakicaj si të përdorë armën. Pas largimit të shtetasit të paidentifikuar, Izmir Sakicaj gjuan në breshëri. Fragmente të videos paraqiten më poshtë:
Në videon e datës 21.11.2024, shfaqet dy shtetas, një mashkull, që dyshohet të jetë Samuel Troshani dhe një femër, e paidentifikuar. Dy shtetasit shfaqen në video teksa gjuajnë me armë zjarri, të tipit pistoletë. Fotot e shkëputura nga videoja pasqyrohen si më poshtë:
Në provat e SPAK paraqiten disa fragmente të cilat tregojnë se përdoruesi i këtij aparati celular, Izmir Sakicaj, ka traportuar para në vlera të mëdha të cashit. Nga këqyrja në tërësi e këtij akti ekspertimi, nuk janë evidentuar të dhëna mbi burimin e këtyre të ardhurave, apo ku janë të destinuara të dërgohen.
Në videon me datë krijimi 24.07.2024, shtetasi i cili është duke drejtuar mjetin regjistron nga brenda makinës dhe fikson në sedilen e pasagjerit një cantë të mbushur me kartmonedha në prerje 20 euro dhe 50 euro.


