Lidhur me plagosjen e Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilak, janë arrestuar 3 persona.

Muçmata akuzohet për “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Armembajtje pa leje”. Ndaj Muçmatës është caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.
Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë; G.P., i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” dhe E. A., i dyshuar për veprën penale të “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim”.
Njoftimi i prokurorisë:
Tre persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Kukës për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje të autorit’
Tre persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, nën akuzë për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 72 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit arrestuan shtetasit;
- Z. M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Armembajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78,25,22, 278 te Kodit Penal;
- G.P., i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 te Kodit Penal; dhe
- E. A., i dyshuar për veprën penale të “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Ky operacion ishte në vijim të hetimeve të plagosjes së ndodhur më 19.02.2025 në qytetin e Kukësit, ku shtetasi E.H. mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti. Pas kësaj ngjarjeje ndaj shtetasit Z.M. ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.
Si nisi konflikti
Në dëshminë e autorit deklarohet se konflikti ka ardhur për shkak të detyrës së vëllait të tij, Zenel Muçmata, i cili mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit Publik në Bashkinë Kukës.
Ai është shprehur para OPGJ se nuk ka patur për qëllim të vrasë njeri, por kur është njoftuar se Qerim Halilaj (vëllai i Elvis Halilajt) i kishte kanosur me armë zjarri babain, kishte shkuar në vendngjarje dhe kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Halilaj.
Ndërsa më tej pretendon se më herët atë ditë, Qerim e Elvis Halilaj i kishin dhunuar vëllain. Sipas tij konflikti ka filluar për shkak të detyrës së Zenel Muçmatës, i cili punon në Bashki në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Elvis Halilaj pretendon se ka ndikuar ose ka ndërhyrë drejtpërdrejtë për largimin nga puna të Elvis Halilajt.
Akuza:-I pandehuri Sebastian Muçmata akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake parashikuar nga nebet 76, 22, 278 dhe 25 të Kodit Penal. Çfarë keni për të thënë për këtë akuza dhe për këtë ngjarje?
Përgjigja Sebastian Muçmata: Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se: nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar aty Qerimi ( Halilaj, vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëher te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj, po të kisha qëllim për ti vra unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi.
Unë kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllain tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë. Ky konflikt ka filluar për shkak të detyrës së Zenel Muçmatës, i cili punon në Bashki në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Elvis Halilaj pretendon se ka ndikuar ose ka ndërhyrë drejtpërdrejtë për largimin nga puna të Elvis Halilajt.