Një 35 vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme teksa po udhëtonte të autostradën “Tiranë-Durrës”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, kur një person i paidentifikuar ka goditur me thikë shtetasin L.Sh.
Nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, por i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, vijon puna për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.