Plagoset me armë zjarri një 23 vjeçar në veri të Mitrovicës

Plagoset me armë zjarri një 23 vjeçar në veri të Mitrovicës

Këtë të shtunë rreth orës 23:15 është plagosur me armë zjarri Rr. M, rreth 23 vjeçar, në veri të Mitrovicës.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë.

Nuk dihen arsyet e sulmit, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Besim Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se i plagosuri gjendet në spital, në repartin e kirurgjisë.

TAGS