Një 24 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka mbetur i plagosur nga një sulm me thikë në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, mbrëmjen e së shtunës më 7 shtator në Riçione të Italisë.
Sipas raportimeve, plagosja ka ndodhur pranë portit, e më pas ai është tërhequr zvarrë për disa metra derisa është lënë përtokë përballë një hoteli.
Kanë qenë disa persona dhe turistë të pranishëm në hotel të cilët i kanë ofruar ndihmën e shpejtë dhe kanë lajmëruar ambulancën për ta transportuar në spital.
I riu, pasi është bërë më mirë, u shpreh për uniformat blu se nuk e njihte personin që e kishte sulmuar.
Sakaq, policia italiane po heton ngjarjen, e cila ka ndodhur në një zonë e cila nuk është e vrojtuar nga kamera të sigurisë.
Po kështu, uniformat blu janë në kërkim të dëshmitarëve të mundshëm për të rindërtuar skenën e ngjarjes e për të bërë kështu zbardhjen e plotë të rastit.



