Mbrëmja e 15 dhejtorit 2016 në galerinë e artit bashkëkohorë ‘Mytor’ në Hamburg të Gjermanisë hapi dyert me meloditë e luajtura në piano nga pianisti strugan, Faton Pollozhani. Edhe përkundër temperaturave të ulëta dhe obligimeve të festave të fundvitit, adhuruesit e muzikës po dëgjonin pjesët nga repertoari i pianistit strugan, nuk ishin melodi të cilat do dëgjoheshin kudo, ishin pjesë të rikomponuara të maestros, në jazz dhe ethno jazz, duke mos munguar as partitura të Bethoven dhe këngëve të krishtlindjeve.
Faton Pollozhani u paraqit para publikut gjerman me një repertoar të pasur të muzikës shqiptare të rikomponuara me një ngjyrë të re tingujsh dhe me një mjeshtri improvizuese të Ethno Jazz. Muzika e vjetër shqiptare po merrë një formë bashkëkohore, ky transformim i melosit tonë në Ethno Jazz ishte fillimi i punës së re të struganit i cili pas studimeve në Tiranë, Shkup dhe Istanbull i vjen publikut muzikëdashur gjerman me një pelegrin të re të melosit nga thesari i kulturës muzikore shqiptare sidomos muzikës nga jugu i trevave tona.
Fatoni nga Struga, që në faktë është profesor muzike ne Hamburg dhe pedagog i muzikes i akredituar nga ministria e arsimit gjerman (ligjerues edhe në Universitetin e Tetoves, Shkupit dhe në shkollat e Strugës) nuk është i ndalur vetëm në solo recitalet e tia, ai është pjesë edhe i disa orkestrave dhe një bendi Jazz në Hamburg. Galeria Mytoro e kishte dhe do ketë nderin në të ardhmën të prezantoj punën e mrekullueshme të pianistit strugan në rolin e partnerit ekskluziv.