Drejtoresha Ekzekutive e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë” Natali Petrovska, thekson se as Këshilli Gjyqësor, as Këshilli i Prokurorëve dhe Prokuroria e Shtetit nuk kanë filluar zbatimin e metodologjisë për pastrimin e gjyqësorit. Ky model u paralajmërua zëshëm nga qeveria në fillim të vitit dhe u vendos në grupin e përparësive kryesore për vitin 2021. Por, nuk ka vlerësim të prokurorëve, megjithëse njoftimi ishte se të gjithë do të vlerësohen deri në qershor.
– Advertisements –
“Deri në këtë moment nuk mund të konstatojmë se të njëjtit veprojnë sipas metodologjisë apo nëse bëhen këto kontrolle, nëse është në proces të përgatitjes të raportit që duhet të dalë nga vlerësimi edhe ngjashëm. Vlerësimi është dashur deri tani të ketë mbaruar për gjysmën e parë të këtij viti. Ta sqarojmë se këshilli gjyqësor veproi ndaj disa gjykatësve dhe për disa nga gjykatësit u dorëzuan parashtresa, ashtu që edhe atje metodologjia e spastrimit mendoj se deri në këtë moment nuk ka filluar të zbatohet. Ne jemi dëshmitarë se në dekadën e kaluar vetëm prokurorja speciale Katica Janeva është larguar nga funksioni i saj dhe përgjigjej penalisht për atë që të gjithë e dimë, por asnjë prokurorë tjetër publik në këtë shtet nuk ka marrë përgjegjësi për punën e vet të pandërgjegjshme ose joprofesionale. Madje ishin paraqitur qëndrime të vetë këshillit të prokurorëve publikë dhe prokurorit shtetëror se në rast se konstatohet një punë e tillë, prokurorëve iu jepet edhe mundësia që vetë ta braktisin funksionin ose të japin dorëheqje.”



