Kandidati për deputet i “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Vlorën, Petro Gjikuria i është përgjigjur deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë në Sarandë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Petro Gjikuria i përgjigjet deklaratave të Ramës duke thënë se “Ti Edi ke 25 vjet që rron nga taksat e shqiptarëve”, teksa shpreh dëshirën e tij që të investojë në vendilndje kursimet e tij nga emigracioni.
Kujtojmë se Rama ironizoi kandidatin demokrat duke thënë: “Nëse duan një çyryk që të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules e dinë vetë pastaj”.
Në postimin e tij Gjikuria hedh poshtë ndër të tjera aludimet se ai është kuruar në psikiatri.
“Thonjtë i kam gjithmonë të prerë e te pastër, nuk kam trafikuar ikona, nuk jam kuruar asnjëherë në psikiatri dhe nuk kam nevojë të ngas rripin e askujt, as ti lëpihem njeriu për rroga në shtet dhe poste publike”, shkruan Petro Gjikuria në Facebook.
Postimi i plotë
Unë jam Petro Gjikuria nga Dhërmiu ! Nga internimi që me kishte dërguar lloji juaj, ika në emigracion.
Atje, me ndershmëri dhe me djersën time arrita të jem një biznesmen i suksesshëm. Nuk më ka marrë njeri me zor në këët sfide politike, nuk kam ardhur nga katakombet dhe urat e Parisit.
Thonjtë i kam gjithmonë të prerë e te pastër, nuk kam trafikuar ikona, nuk jam kuruar asnjëherë në psikiatri dhe nuk kam nevojë të ngas rripin e askujt, as ti lëpihem njeriu për rroga në shtet dhe poste publike !
Ti Edi, ke 25 vjet që rron nga taksat e shqiptarëve kurse unë kursimet e mia në emigracion dua ti investoj në vendlindje.
Shpresoj që deri atëherë të mos kesh shkatërruar gjithë Shqipërinë siç ke shkatërruar nëpërmjet betonizimit dhe vjedhjes vendlindjen time, Dhërmiun.