Bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon” Kirill Petkov që fitoi zgjedhjet parlamentare në Bullgari të dielën, duke komentuar marrëdhëniet maqedono-bullgare, deklaroi se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i miqësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe se ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriter – historisë.
Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja, Petkov përsëriti se për zgjidhjen e çështjes duhet të bëhen punë të duhura në grupe, ku përveç historianëve, do të hyjnë edhe persona nga biznesi, kultura, infrastruktura.
Ai theksoi se mund të fitohet shumë.
“Nëse nuk dilet me ekipe që dinë edhe përparësitë dhe pikat problematike, nuk ka sesi të arrihet deri në zgjidhjen përfundimtare”, tha Petkov, duke shprehur besimin se nuk ka problem me partnerët e koalicionit për çështjen e Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me pretendimet e medieve se Bullgaria është e shfaqur ndaj presioneve të mëdha nga ana e SHBA-së për këtë çështje, Petkov thotë se nuk ekziston njeri në planet që do të kap telefonin se dhe do të thotë bëni kështu siç ju thash.
“Mënyra e vetme dikush të detyroj të bëni diçka është të bindeni se kjo është e duhur për Bullgarinë. Në asnjë mënyrë tjetër nuk mund të ndikojnë”, vlerëson Petkov.