Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në
rrugën lokale në fshatin Bansko – fshati Murtino në të cilin kanë marrë pjesë dy autobusë, një automjet motorik në terren dhe një automobil.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se janë përplasur autobusi “Van Holl” me targa të Shtipit, i drejtuar nga B.K. (62) nga Radovishi, autobusi “Neoplan” me targa të Shtipit i drejtuar nga
Gj.J. (59) nga Gradsko Balldovci, automjeti motorik për terren “Opel Kombo” me targa të Strumicës i drejtuar nga M.M. (51) nga f.Radovo dhe automjeti i udhëtarëve “Opel Zafira me targa të Strumicës, i drejtuar nga R.I. (26) nga f. Bansko.
Lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferi i automjetit për terren i cili është dërguar dhe mbajtur për mjekim në Qendrën mjekësore në Strumicë. Lëndime të lehta trupore ka marrë bashkudhëtari i automjetit të udhëtarëve dhe 13 udhëtarë të autobusit “Van Holl” të cilët pas ndihmës së dhënë mjekësore në Qendrën mjekësore në Strumicë janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Strumicë. :11
Data 16.09.2025
Aktuale
- Murtezi: Përvoja në shoqërinë civile do shërbejë në angazhimin tim në politikë
- Ulet transparenca e qeverisë dhe ministrive, publikohet raporti i ri i Qendrës për komunikime qytetare
- Dogana konfiskon 27 kilogramë duhan për nargjile
- Mickoski: 20 persona janë identifikuar për zjarrvënie, po tentohet të shkaktohet frikë tek qytetarët
- Rrah dy persona në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
- Theu ‘arrestin shtëpiak’ për drogë, video në rrjetin social me keqtrajtimin e kafshëve ‘tradhton’ 33-vjeçarin, rikthehet në qeli
- Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit
- “Ëndërr shtëpie, fitim real – ‘Shtëpi, e ëmbël shtëpi!’