Nuk mund të mohohet se qumështi është një pije shumë e shëndetshme. Qumështi jep një kontribut të rëndësishëm në marrjen e proteinave dhe mikroelementeve, përfshirë magnezin, kaliumin, zinkun, vitaminën D dhe fosforin.Edhe pse është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, ai vjen me disa të meta nëse e konsumoni më shumë seç duhet. Duke u bazuar në shumë studime, ju njohim më poshtë me mënyrat se si mund të reagojë trupi juaj ndaj konsumit të tepërt të qumështit.Mund të keni probleme me tretjenNjë pjesë e mirë e të rriturve kanë intolerancë ndaj laktozës. Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur trupi prodhon më pak laktazë (enzimë që konverton laktozën në glukozë dhe galaktozë). Nëse individët me intolerancë ndaj laktozës konsumojnë produkte qumështi që përmbajnë laktozë, ata mund të përjetojnë dhimbje barku, fryrje barku, fryrje stomaku, të përziera dhe diarre.
Ju mund të rëndoni shëndetin e zemrës tuajSipas një studimi, konsumi në sasi të mëdha i qumështit, lidhej me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit tek gratë. Studiuesit zbuluan se gratë që pinin tre gota qumësht ose më shumë çdo ditë, kishin një rrezik gati të dyfishuar të sëmundjeve kardiovaskulare, krahasuar me gratë që pinin më pak se një gotë në ditë.Mund t’ju shkurtojë jetëgjatësinëNë të njëjtin studim u vu re se konsumi i tepërt i qumështit lidhej gjithashtu me një rrezik të shtuar të vdekjes tek burrat dhe gratë. Gratë që konsumuan tre ose më shumë gota qumësht në ditë, dyfishuan këtë rrezik në krahasim me gratë që pinë më pak se një gotë në ditë. Ndërsa për burrat, ky rrezik u rrit me rreth 10 % kur ata konsumuan tre ose më shumë gota qumësht çdo ditë.Ju do të mbështesni rritjen e muskujveProteinat ndihmojnë në ruajtjen e masës së muskujve dhe qumështi ka 8 gr proteina për racion. Sipas një studimi, kur vullnetarët pinë 1 gotë qumësht pas ushtrimeve, trupat e tyre ishin më të aftë të merrnin dy aminoacide, fenilalaninë dhe treoninë të cilat janë përfaqësuese të sintezës të proteinave të muskujve.Ju do të përmirësoni shëndetin e kockaveNjë gotë qumësht përmban 20% të kalciumit bioaktiv, një mineral thelbësor për rritjen dhe shëndetin e kockave. Me bioaktiv, nënkuptojmë që trupi juaj mund të thithë më shumë kalcium nga qumështi sesa nga burime të tjera të kalciumit. Studimet tregojnë se qumështi është i pasur me kalcium, i cili është i dobishëm për rritjen e skeletit dhe fortësinë e kockave.
Data 20.10.2025
Aktuale
- Bajram Rexhepi: Beteja për Tetovën vazhdon!
- Numërohen 100% e votave në Tearcë, fiton Daut Memishi i VLEN-it
- Ambasadori Qehaja uron Izet Mexhitin për fitoren në Çair
- Mickoski: Populli nuk zgjodhi parti, por drejtim dhe vlera
- Bujar Osmani uron Izet Mexhitin për fitoren: Në politikë fjala e fundit u takon qytetarëve!
- Daut Beqiri i VLEN-it: Fitore në Haraçinë, faleminderit popullit për besimin
- “Fëmijët i gjetëm në oborr!”- Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë
- Mexhiti: Çair, ti e bëre! Fitorja është realitet, dhe historia u shkrua me emrin tënd