Alsat-M 2019-07-06T15:23:46+02:00
Pasi mijëra automjete tashmë e kanë bërë rrugën në autostradën e re Milladinoc- Shtip, pushteti sot në mëngjes në mënyrë solemne e lëshoi në përdorim. Ndonëse paraprakisht Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kishte njoftuar se nuk do ketë solemnitet për lëshimin në përdorim të kësaj autostrade, megjithatë, ndodhi e kundërta. Kryeministri Zoran Zaev në praninë e e ministrave, drejtorit për rrugë shtetërore dhe ambasadores kineze Jin Lisjen, tha se kjo autostradë është shumë e rëndësishme për zhvillimin e barabartë rajonal. Ajo e lidh pjesën qendrore dhe lindore me Shkupin.
Sigurohen kushte për transport më efikas dhe më të shpejtë të mallrave, prodhimeve, shërbimeve dhe njerëzve. Ky është parakusht i rëndësishëm investitorët ta shënojnë vendin si destinacion të sigurt dhe afatgjatë biznesi që ofron kushte për siguri dhe shtim të kapitalit të tyre”. – theksoi Zoran Zaev, kryeministër
Autostrada e gjatë 47 kilometra mbetet në trashëgiminë e qytetarëve, tha Zaev. 90% e kredisë për ndërtimin e autostradës do paguhet nga buxheti i shtetit, ndërsa me 10% do marrë pjesë edhe Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. Gjithashtu, sipërfaqja përreth autostradës do të pyllëzohet më 600 mijë bagremë për ruajtjen e ambientit jetësor. Autostrada e re Milladinoc- Shtip filloi të ndërtohet në vitin 2014. Përfundimi i saj ishte paralajmëruar për në maj të vitit 2017, por ajo në përdorim u lëshua këtë vit. /Alsat
Loading…



