Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur në Kuvend me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit nuk pranonte të lironte foltoren.
Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, deputeti Agron Shehaj u shpreh i revoltuar për mënyrën se si e shtyu Noka, ndërsa tha se raportet e tij me PD prishen që nga sot, për shkak se ai nuk u lejua të bënte opozitë në Kuvend nga një përfaqësues i opozitës.
Shehaj: Banda e Shqipërisë e lejoi këtë në kuvend. Lejoi që një deputet te dhunohej brenda ambienteve të Kuvendit. Kur bën një opozite të vërtetë kur flet për vjedhjet e Ramës dhe oligarkëve të gjithë bëjnë bashkë për të penguar që kjo gjë të ndodhi. Doja të flisja për vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve.
Kisha një raport me PD që fatkeqësisht u prish, mesa duhet nuk ishin dakord që unë të bëja opozitë të vërtetë. Doja të flisja për aferën 1.3 mld euro është një pjesë e madhe e buxhetit.…qartësisht që rrugët tona ndahen.