Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të diele në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Konjat.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku dy prej të cilave janë dëmtuar lehtë, ndërsa e treta, tip Skoda, ka përfunduar në barrierën e hekurt anësore nga krahu i drejtuesit të mjetit.
Drejtuesi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe policia ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjes, të cilët pasi e kanë nxjerrë nga mjeti. Drejtuesi është dërguar me rugjencë për në spitalin e Lushnjes me disa thyerje në trup por jashtë rrezikut për jetën.
Kanë qenë edhe disa kalimtarë që kanë spostuar mjetin nga barriera, dhe fatmirësisht drejtuesi 30 vjeçar është shpëtuar.
Dyshohet se një manovër e gabuar në parakalim e një prej mjeteve të përfshira ka qenë shkaku i aksidentit.


