Autoritetet në Greqi kanë nisur hetimet për shkaqet e përmbytjeve të mëdha që shkaktuan 16 të vdekur, 23 të plagosur dhe të paktën 4 të zhdukur.
I fundit që u gjet i pajetë ishte një 60-vjeçar, në qytezën e Nea Peramos-it. Një nga shkaqet kryesore dyshohet të jetë planifikimi jo i rregullt urban.
Ekipet e emergjencave janë angazhuar plotësisht për gjetjen e 4 personave të shpallur në kërkim. Operacionet e shpëtimit vijuan pa ndërprerje edhe gjatë natës, në të gjitha lagjet periferike të Athinës, që janë edhe zonat të goditura më rëndë nga përmbytjet.
Autoritetet njoftuan për 86 raste të ndërhyrjeve për të evakuuar banorët e rrethuar nga uji nëpër banesa, biznese, apo në automjetet e mbetura në mes të rrugëve të përmbytura. Me qindra janë ndërtesat që janë shndërruar në të pabanueshme.
Data 24.10.2026
Aktuale
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi
- Kurti fton shqiptarët e Luginës për një votë të fuqishme kundër diskriminimit
- Kim Mehmeti ‘shuplakë’ Ramës: Mos e lini piktorin ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë edhe atë pak rini që i ka mbetur!
- Gili uron renë për ditëlindje me fjalë zemre
- Tensionet në Tiranë: Protestuesit sulmojnë selinë e PS-së me fishekzjarrë


