Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Unazën e Re në rrugën “Kristaq Mane”.
Burimet zyrtare bënë me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



