Shoqata e Pensionistëve të Gazi Babës kanë dekoruar kryetarin e komunës, Boban Stefkovski me rastin e jubileut të 50 vjetorit të ekzistencës së saj.
Për bashkëpunimin e suksesshëm dhe projektet e realizuara në periudhën e kaluar ata e shpërblyen Stefkovskin me një pllaketë.
“Gjithashtu dua të përgëzoj publikisht pensionistët për frymën gazmore dhe energjinë që mbartin brenda vetes.
Do ta kenë gjithmonë mbështetjen time si kryetar i Komunës së Gazi Babës, sepse e meritojnë.
Pensionistët janë persona që kanë përfunduar jetën e tyre të punës dhe shumica e tyre kanë investuar personalisht në shumë procese shoqërore që janë realizuar në të kaluarën”, ka shkruar Stefkovski duke falënderuar pë dekoratën.