Të kesh gradën e oficerit është nder i madh, por edhe përgjegjësi më e madhe ndaj Armatës dhe atdheut. Këtë përgjegjësi tonën do të duhet ta mbani me dinjitet siç i takon një armate të një vendi-anëtar të NATO-s, porositi sot presidenti Stevo Pendarovski në solemnitetin me rastin e betimit të klasës së 23-të të kadetëve dhe dëgjuesve nga kursi për aftësi profesionale dhe përsosmëri për oficerët, si dhe promovim të klasës së 19-të të kadetëve në gradën e nëntogerit në Armatën tonë.
“Këtë përgjegjësi tonën do të duhet ta mbani me dinjitet siç i takon një armate të një vendi-kandidat të NATO-s. Si komandant i juaji suprem, nga ju pres të fusni energji të re dhe njohuri të reja në strukturën e Armatës dhe tërë atë që e keni mësuar gjatë katër viteve të fundit t’ua transmetoni komandantëve dhe njësiteve me qëllim që të kontribuoni në Përforcimin e gatishmërisë luftarake dhe moralin e Armatës”, ka thënë Pendarovski.
Potencoi se në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për stereotipa dhe paragjykime nga cili do lloj, duke theksuar se me mjaftë merita, 13 nga 42 sot nëntogeret e promovuara janë gra.
Komandanti suprem përkujtoi se më 15 nëntor të vitit 1995, saktë para 24 viteve, shteti ynë u bë anëtarja e Partneritetit për paqe, NATO programi që është dashur të na përgatisë për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën Veriatlantike.
“Sot, 24 vite më vonë, ne jemi në ombrellën e arritjeve të qëllimit më të madh strategjik pas të cilit qëndron numër i madh i qytetarëve tanë. Vetëm edhe dy vjet ratifikime të protokollit na ndajnë nga momenti kur do të bëhemi vendi i 30-të anëtar i unionit më të suksesshëm ushtarak në histori – NATO”, theksoi Pendarosvki dhe shtoi se si anëtare e ardhshme e NATO-s e ndërmarrim detyrën të kontribuojmë në sistemin kolektiv të sigurisë, së bashku duke kontribuuar për sigurinë globale.
Betim solemn para Komandantit solemn, përfaqësues të kreut shtetëror, gjeneralëve dhe mysafirëve nga rajoni dhe të afërm sot dhanë kadetë nga klasa e 23-të e Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” ndërsa u promovuan nëntogeret nga klasa e 19-të, si dhe 29 kandidatë të rinj të kursit për aftësim profesional dhe përsosmëri për oficerë të specialitete logjistike dhe shërbime për nevojat e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes. .



