Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i përfshirë në hetimet e dosjes “Metamorfoza”, ka vendosur të tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar dhe ka kërkuar gjykimin e zakonshëm për çështjen e tij.
Avokati i tij ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të shpallë të pavlefshme provat e mbledhura nga ‘SkyEcc’, një platformë e përdorur për komunikim të sigurt, e cila ka qenë pjesë e hetimeve në këtë dosje.
Kjo kërkesë vjen pasi provat e grumbulluara nga SkyEcc kanë luajtur një rol kyç në hetimet kundër Gjokës dhe disa personave të tjerë të lidhur me çështjen. Gjoka është i akuzuar për aktivitete kriminale që lidhen me organizata të strukturuara kriminale, ndërsa hetimet ndaj tij janë ende në zhvillim e sipër.