Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka, ka shkruar në Facebook rreth mbledhjes së Kryesisë së LDK-së dhe mungesës së Lutfi Hazirit e Agim Veliut.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka ka thënë se me Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin do të mund të bënin ndryshime radikale në skenën politike, duke shtuar se më mirë është që Veliu dhe Haziri të shkojnë me të, se të rrinë siç e ka quajtur ai Isa Mustafën “njeriun me anti LDK”.



