Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli, bën të ditur se Grupi Parlamentar i Frontit Evropian sot do të kërkojë zyrtarisht krijimin e një Komisionit Parlamentar të posaçëm për të hetuar siç tha, qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë së kontrolluar nga Qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan. Pasholli tha se ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim siç tha deputetja, garantimin e një hetimi të drejtë, të pavarur dhe transparent.
“Drejtësia selektive ka tronditur çdo qytetar të këtij vendi dhe ka krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikon themelet e shtetit të së drejtës dhe të besimit qytetar ndaj institucioneve. Mosveprimi ose instrumentalizimi politik i drejtësisë për qëllime të ngushta cenon jo vetëm të drejtat themelore të qytetarëve, por edhe stabilitetin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit”, ka deklaruar deputetja Pasholli.
Nga Fronti Europian presin që Kuvendi të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal për të siguruar një hetim të pavarur, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke shtuar se BDI mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.
Data 14.09.2026
Aktuale
- “Territorialja”/ Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën. Gati relacioni për në Kuvend
- Dhimbje e madhe për Genta Ismajlin – bashkëshorti i saj përlot me fjalët për babain e ndjerë
- “Çmimi i naftës arrin në 229 lekë për litër”, Gent Progni: Shqiptari s’mund të jetë gjithmonë karta e kreditit të këtij sistemi! Na kanë prekur xhepat, të gjithë në shesh
- Shasivari takim me Këshillin Gjyqësor: Reformat në drejtësi kërkojnë dialog institucional dhe zgjidhje konkrete
- Sulm i rrezikshëm në Kumanovë: 40-vjeçari me thikë sulmon policët, njëri pëson plagë të rënda
- Analiza/ Lutfi Dervishi: Keqkuptimi me takimet e së premtes!
- BDI: A ishte vetura e zëvendësdrejtorit të Doganës menjëherë pas veturës së të arrestuarit për rryfshet prej 17.500 euro?
- Pagat e magjistratëve, Rama reagon sërish: Askush s’e urdhëron legjislativin kur duhet të ngrejë dorën! Nëse na imponohen me kallëzime, jemi përpara një sfide që s’na tremb!




